Yuri Kim i kujtoi se SHBA ‘i hoqi vizën’, nuk dorëzohet Tom Doshi, ja çfarë kërkese bën

Partia e deputetit Tom Doshi ka paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit.
Ai ka depozituar në KQZ kërkesë për regjistrim në zgjedhje me statusin e kryetarit të PSD-së (Partia Social Demokrate).
Kujtojmë se dy ditë më parë, ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim rikujtoi vendimin e DASH për shpallen e ‘non grada’ të Tom Doshit,
Statusi i ambasadores Yuri Kim:
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka ripublikuar në faqen e saj në Twitter, njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku thuhet se deputeti Tom Doshi është shpallur “non grata” në SHBA.
Kim kujton vendimin e DASH, dhe thotë se votuesit e Shqipërisë meritojnë më mirë se kjo, duke nënkuptuar se Doshi nuk duhet të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit 2021.
“Ndërsa autoritetet zgjedhore të Shqipërisë përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky emërim, i bërë nga Sekretari i Shtetit i SH.B.A.-së pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Me siguri, votuesit e Shqipërisë meritojnë më mirë se kjo”, shkruan Kim.