Yuri Kim reagon pas deklaratës së Ramës: Listat pastrohen jo se e kërkojnë ambasadorët apo SHBA

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka ripërsëritur apelin ndaj drejtuesve të partive politike në lidhje me kandidatët në listat për zgjedhjet e 25 prillit.

Në një postim në Tëitter, ambasadorja thekson se liderët nuk duhet ta bëjnë këtë, sepse e kërkojnë ambasadorët, por se e kërkon ligji dhe është një shenjë themelore e respektit për votuesit.

“Drejtuesit e partive nuk duhet të pastrojnë listat e tyre thjesht sepse disa ambasadorë thanë kështu ose sepse Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë se korrupsioni është një përparësi.

Ata duhet ta bëjnë atë sepse kërkohet nga ligji i Shqipërisë, pritet nga një Aleat i NATO-s dhe aspirant i BE-së dhe është një shenjë themelore e respektit për votuesit”, shkruan Kim.

Një ditë më parë kryemninistri Edi Rama deklaroi se sa i përket çështjes së pastrimit të listave nga të inkriminuarit është nevoja që ambasadorët t’i kujtojnë detyrën atij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT