“Zallamahi e turpshme”/ Rama flet për vaksinimin e personaliteteve: Do provoj se kur vendi ka halle…

Pas mbledhjes në PS, në dalje Kryeministri Edi Rama foli sërish sot për akuzat mbi vaksinimin e personaliteteve në të 80-tat.
Rama tha se është e turpshme krijimi i një zallahie nga pseudo-personalitetet për personalitete, që sipas tij, i kanë dhënë kaq shumë vlera morale, shpirtërore e kulturore vendit tonë.
Sipas kryeministrit, nuk ka qenë kurrë qëllimi që të bëjë diferencime në vaksinim anti-Covid.
“Kurrë s’kam thënë që do të vaksinohen personalitete jashtë kategorisë që ka radhën për t’u vaksinuar. Kjo është një zallamahi që e krijuat zëdhënësit e opinionit publik, me në krye disa pseudo-personalitete, që lëshuan një ofensivë pa asnjë dinjitet, pa asnjë kuptim, pse po vaksinohen disa njerëz që janë 80-vjecarë e plus. Të bëhet gjithë kjo për 20-30 njerëz, që i kanë dhënë këtij vendi shumëçka kanë pasur dhe që janë kontribuues në krijimin e vlerave morale, shpirtërore, kulturore, historike, të këtij vendi, kjo është e turpshme.
Nëse ne do të kishim bërë një grup personalitetesh pa llogaritur këto kategori dhe do të kishim veçuar njerëzit në mosha të ndryshme, atëherë kjo do të hante një diskutim të fortë. Por kjo nuk ka qenë në qëllimet tona, as në realitetin e vaksinimit. Ne jemi në kushtet kur po luftojmë ditë-natë për të siguruar sa më shumë doza vaksinash, tha Rama.