Zbardhet kërkesa në Apel e mjekut Edvin Prifti: Më ktheni paratë, janë kursime familjare

Është zbardhur kërkesa në Apel e mjekut Edvin Prifti, i cili kërkon heqjen e masës sigurisë arrest me burg.
Po ashtu, Prifti kërkon që të shpallet i paligjshëm kontrolli në banesën e tij, ku iu gjet një shumë e madhe parash.
Mjeku argumenton në kërkesën në Apel se paratë janë kursime familjare, duke kërkuar që t;i kthehen bashkëshortes së tij.
Pas kontrolleve në shtëpi dhe zyrë, mjekut iu gjetën 250 mijë euro dhe 16 milionë lekë, që u sekuestruan nga SPAK.
Mjeku Edvin Prifti u la pak ditë më parë në burg, pasi Prokuroria i shtoi akuzën për pastrimin e parave, por sot avokatët kanë depozituar në Gjykatën e Apelit kërkesën për lirimin e tij.
Emri i mjekut doli gjatë përgjimeve për Gjykatën e Krujës, ku kardiologu akuzohet se mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës për t’i operuar të ëmën.