Zgjedhjet në Kosovë, numërohen 99% e votave, Vetëvendosje me rezultatin më të lartë në historinë e vendit

Kosova mbajti dje zgjedhjet e përgjithshme, ndrysa KQZ ka bërë me dije se deri më tani janë numëruar 99% e votave.

Kanë mbetur pa u procesuar vetëm 46 vendvotime, që do të publikohen gjatë ditës së sotme.

“09:00 – Numërimi i fletëvotimeve në vendvotime ka përfunduar të dielën në mbrëmje. Deri më tani në ueb faqe janë transmetuar rezultatet nga 2336 vendvotime apo rreth 99%. Kanë mbetur pa u procesuar vetëm 46 vendvotime të dhënat e të cilave do të ngarkohen gjatë ditës”, njofton KQZ.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje është shpallur fituese e zgjedhjeve të parakohshme të Kosovës, me rezultatin më të lartë në historinë e vendit, që pas shpalljes së pavarësisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT