10 ditë kohë për FRD, Shehu: Nuk e lirojmë zyrën, do marrim vendimin e gjykatës…

Bashkia e Tiranës i ka dhënë afat me 10 ditë FRD që të lirojë zyrat.
Kryetari i FRD-së Sali Shehu është shprehur në një deklaratë për media se nuk ka ndërmet ta lirojë zyrat. Ai është shprehur se në lidhje me këtë situatë do të presin vendimin e Gjykatës dhe më pas do të veprojë.
“Këto nuk janë akte banditeske, nëse ky dokument do kishte ardhur ditën e parë s’do kishte ndodhur kjo ngjarje por do ishim në gjykatë duke e zgjidhur këtë situatë sipas ligjit. Ne jemi në godinë do vazhdojmë fushatën i njoftova të na lirojnë kushtet duke na lëshuar energjinë. Do marrim vendimin e gjykatës si të vendosë gjykata do veprojmë. Me vendim të gjykatës do ecim. Më lejoni tu përqafoj tu jem mirënjohur për të gjithë mbështetjken që i keni dhënë FRD. Kjo ishte një përballje midis të mirës dhe të keqes”, tha Shehu.