13 vite nga tragjedia e Gërdecit/ Balla nxjerr dokumentin e Gjykatës amerikane: Të rihapet gjyqi ndaj familjes Berisha

Më 15 mars 2008, në ora 12:05 një shpërthim i fuqishëm tronditi Tiranën. Një punishte e demontimit të armëve në zonën e Gërdecit të Vorës kishte shpërthyer duke shkatuar tragjedinë e pamimagjinueshme me 26 të vdekur e mbi 300 të plagosur dhe me 100 shtëpi të rrafshuara.

Pamjet apokaliptike të këtij shpërthimi bën xhiron e botës, ndërsa sot pas 13 vitesh nuk ka asnjë të dënuar pëër këtë tragjedi.

Kjo ngjarje përfundoi dhe në dyert e gjykatave shqiptare, por nuk ka asnjë person pas hekurave. Pati njerëz të përshirë në këtë aferë të demontimit që ndërruan jetë në mënyrë të pashpjegueshme, pati dëshmitarë që u arratisën, ushtarakë që morën azil politik, por për familjarët asnjëherë nuk u vendos drejtësi.

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla me anë të një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar dokumentin e një Gjykata amerikane, një padi civile të Shkëlzen Berishës ndaj autorit të librit “Armët dhe çunat” të Guy Laëson që çoi më pas në filimin “Qentë e Luftës”, pasi e akuzonin atë për përfshirje në trafik ndërkombëtar të armëve, duke e lidhur me fabrikën e demontimit në Gërdec.

Për numrin dy të PS-së, ky vendim i Gjykatës i rrëzuar mund të shërbejë për rihapjen e hetimeve të Gërdecit.

“Edhe pse drejtësia shqiptare ka dështuar deri më sot ta hetojë plotësisht, vendimi pak kohë më parë i drejtësisë amerikane konfirmoi përfshirjen dhe fajësinë e Shkëlzen Berishës dhe të Sali Berishës në masakrën e Gërdecit. Vendimi i gjykatës amerikane mbetet referues për rihapjen e hetimit për krimin shtetëror në Gërdec. Një Gjykatë Apeli në SHBA rrëzoi pretendimet e Shkëlzen Berishës duke u shprehur se faktet e përmbledhura në librin “Armët dhe Çunat” të Guy Laëson dhe ekranizimin “Qentë e Luftës”, të cilat akuzonin Shkëlzen Berishën si i përfshirë në trafik ndërkombëtar armësh”, shkruan Balla.

13 vite nga tragjedia e Gërdecit/ Balla nxjerr dokumentin e Gjykatës

Ai më tej shprehet se “Shqiptarët e dinë se Shkëlzen Berisha u akuzua publikisht dhe u mor në pyetje në fshehtësi nga prokurorët për këtë çështje, për ngritjen e një magazine të paligjshme demontimi armësh, shpërthimi i të cilës shkaktoi krimin shtetëror të Gërdecit”.

“Prokuroria asokohe, e vendosur nën thundrën e Sali Berishës, edhe pse me prova, nuk guxoi t’i komunikojë akuzën. Gjyqtarët amerikanë në vendimin e tyre, kanë konfirmuar Vendimin e Gjykatës së Floridas, duke u shprehur se Shkëlzen Berisha nuk solli prova që rrëzojnë faktet e publikuara dhe “nuk solli argumente të bazuara përmes të cilave të mbërrinte në përfundimin e se gjykata e distriktit (Floridas) abuzoi duke mos i dhënë kohën e duhur për të sjellë provat. Ky vendim gjykate edhe pse i karakterit civil, përmban në brendësi indiciet për ri-hapjen e hetimit ndaj Shkëlzen Berishës lidhur me përfshirjen e tij në atë tragjedi të rëndë”, shkruan Balla.

13 vite nga tragjedia e Gërdecit/ Balla nxjerr dokumentin e Gjykatës

Disa ditë më parë Top Story pa një emsionin investigativ për misteret e vrasjes së Kosta Trebickës, biznesmenit që kishte dijeni për këtë biznes dhe që donte të merrte pjesë në paketimin e barutit. Në bisedat e Trebickës ato telefonike me Efraim Diveroli përmendej dhe emri i djalit të ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha. Ndërsa më vonë Diveroli e mohoi faktin se Berisha ishte i përfshirë në këtë biznes.

Biznesmeni Kosta Trebicka nisi të fliste me emra konkrret për pushtetarë të përfshirë në aferë por papritur ai vdes në rrethana tepër të mistershme.

Pasditen e 12 shtatorit 2008 Kosta Trebicka u gjet i vdekur në një zonë rurale kodrinore në rrethin e Korçës, afër 200 km larg Tiranës. I ndjeri Trebicka ishte i fans i gjuetisë dhe për këtë posedonte dhe një çifte me lejen e autoriteteve, armë që u gjet pranë trupit të tij të pajetë.

 

Dokumenta bashkëngjitur

Back to top button
LAJMET E FUNDIT