30 vjet nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, ambasadori i PARË në Tiranë mesazh urimi: Vazhdoj të jem i bindur se Shqipëria…

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka kujtuar sot 30-vjetorin e rivendosjen së marrdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Me anë të një postimi ambasada bën me dije se për të festuar këtë 30-vjetor kanë vendosur që të përcjellin mesazhet e ambasadorëve që kanë qenë në Shqipëri.

Ambasada në Tiranë u hap më 1 Tetor 1991 dhe ambasadori i parë ishte ishte William Edwin Ryerson.

Ai në këtë 30-vjetor ka dërguar edhe një mesazh për të gjithë shqiptarët.

“Teksa festojmë 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhnieve diplomatike, është mirë të kujtojmë veprimet e ndërmarra nga zyrtarët në të dyja vendet tona, ti cilat e bënë atë të mundur.Ndërsa Shqipëria nisi të dilte nga makthi i saj kriminal i vetëimponuar stalins, njerëz të guximshëm atje lëvizën për të bërë atë rilidhje të mundur. I kam ndjekur zhvillimet në Shqipëri prej daljes sime në pension dhe, nga sa shoh, vazhdoj të jem i bindur se Shqipëria është në rrugën e duhur. Uroj suksese në rrugën e vështirë drejt demokracisë” thotë ai ndër të tjera.

“Sot ne festojmë një datë shumë të rëndësishme! 30 vjet më parë, më 15 mars 1991, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria rivendosën marrëdhëniet e tyre diplomatike. Për të festuar këtë datë të rëndësishme për vendet tona, ne i kërkuam ish-Ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara që t’i dërgojnë një mesazh popullit shqiptar. Ata pranuan me kënaqësi, duke thënë se sa shumë u mungon ky vend. Përgjatë kësaj jave, ne do të postojmë mesazhet e këtyre Ambasadorëve dhe do të festojmë së bashku këtë datë të rëndësishme. Ambasada Amerikane në Tiranë u hap në 1 Tetor 1991 dhe Ambasadori i parë i ShBA në Shqipëri ishte William Edwin Ryerson, i cili i paraqiti letrat kredenciale qeverisë së Shqipërisë në 21 Dhjetor 1991,” thuhet në postimine ambasadës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT