A do të votojnë në 25 prill të infektuarit me covid?

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi zhvilloi një takim me zv.ministren e Shëndetësisë dhe Eugena Tomini, e cila është dhe anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë e koronavirusit

Në këtë takim, Celibashi bisedoi me Tominin mbi situatën e pandemisë në vendin tonë dhe shqetësimin e ngritur lidhur me votimin e të infektuarve me Covid në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

“Sot takova Zëvëndësministren e Shëndetësisë dhe Anëtaren e Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë Covid-19, zj. Eugena Tomini.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi i situatës aktuale të pandemisë në vendin tonë dhe shqetësimin e ngritur lidhur me votimin e të infektuave me Covid në datën 25 prill 2021.

Në fokus të bashkëbisedimit ishin implikimet që sjell situata e pandemisë në procesin zgjedhor dhe rëndësia e zbatimit të protokolleve që duhet të ndiqen dhe zbatohen për parandalimin e përhapjes së virusit gjatë procesit të votimit dhe numërimit të votave”  shkruhet në njoftimin e KQZ.

Pak ditë më parë, Celibashi u shpreh se të infektuarit me COVID nuk do të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do vaksinohen komisionerët.

Edhe kryeminisitri Rama është shprehur se të infektuarit nuk do të votojnë, ndërsa presidenti Meta e ka quajtur shkelje të të drejtave të njeriut.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT