“A ta bëj vaksinën?”/ Pipero tregon mesazhet e mësuesve: Çfarë rekomandoj për AstraZenecan

Shumë mësues në Shqipëri janë ndikuar nga vendimi i të paktën 23 shteteve europiane për të pezulluar përdorimin e AstraZeneca.
Ndërsa vendi ynë vijon normalisht vaksinimet me AstraZeneca, disa mësues raportohet se kanë refezuar ta marrin dozën.
Mjeku Pëllumb Pipero ka treguar se gjatë gjithë ditën e sotme ka marrë mesazhe nga mësuesit, të cilët i kërkonin informacion lidhur me vaksinën AstraZeneca.
Por çfarë mendon mjeku? Pipero thotë se zgjidhja është personale për të gjithë.
Pyetje: Je vaksinuar me Pfizer, do ta bëje AstraZenecan?
Pipero: E kam të vështirë të jem dy Pipero. Kam patur mesazhe nga dhjetëra mësues. Të gjithëve u kam kthyer të njëjtën përgjigjë. Unë si profesionist nuk kam asnjë informacion që të më vërtetojë lidhjen shkak pasojë mes trompozës dhe vaksinën. Duket qenë se vaksinimi është vullnetar, vendimi iu përket juve. Sa kohë nuk kemi një komplikacion të ndodhur në Shqipëri, e kam të vështirë të jap një përgjigje të saktë. Vaksinimi është vullnetar, vendimi personal.
Pyetje: Jeni për pezullimin e vaksinës
Pipero: Pezullimi mund të ishte një opsion, por ata që moren vendimin janë specialistët më të mirë ne vend, dhe jam i bindur se vendimi i tyre nuk është I gabuar. /Gazeta SHQIP