Altin Goxhaj zbulon planin e bashkëqeverisjes PS-PD: Aty ku zihen janë “puçi puçi”, ja si Basha do i bindë demokratët

Avokati Altin Goxhaj ka analizuar ditën e sotme aktualitetin politik në Shqipëri, teksa është shprehur se konfliktet mes dy forcave kryesore janë vetëm një teatër për të mashtruar shqiptarët.
Sipas tij, Rama dhe Basha do të bëjnë marrëveshje për të bashkëqeverisur pas 25 prillit, ku plan ii kryeministrit është të marrë 1 deputet më shumë se PD.
Në këtë mënyrë edhe PD do t’i bashkohej qeverisjes, me Bashën që do të justifikohej se Rama nuk mund të lihet edhe 4 vite të tjera të qeverisë i vetëm.
“Edi Rama është një instrument i të keqes, sepse e keqja është më e madhe. Dhe duke mos e parë të keqen më të madhe ne shkojmë nga e keqja në të keqe, dhe po zhytemi nga gropa në grupë. E gjithë ajo çka po ndodh këtë javë është pjesë e një teatri të madh të Lulzimit dhe Edverit për t’i mbajt njerëzit në gjumë, gënjejnë sikur këta po zihen dhe sikur po luftojnë fortë. Ku zihen për shembull? Zihen nëpër restorante, zihen përballë hoteleve, ca të zime kot fare. Ndërsa aty ku bëhet sherri i vërtetë që është KQZ-ja, që është vendi ku bëhet manipulimi i zgjedhjeve këta janë puç e puç, janë omël fare. Aty ku është vendi për të mbrojtur votën aty nuk ka sherr.
Gjithë teatri është që Rama të marrë 1 deputet më shumë që t’i jepet koha e mjaftueshme të negociojë dhe të blejë deputet me qëllim që të arrijë 71 deputetë.
Me qëllim që Basha të ndodhet para faktit të kryer dhe t’i thotë mbështetësve të tijqë si është më mirë të rri rama dhe 4 vjet apo të bashkëqeverisë bashkë me ne.
Në këtë mënyrë mbështetësit e Partisë Demokratike do të bien dakord të qeverisin së bashku me Ramën.
Pandemia do të jetë një argument tjetër që do t’i serviret publikut si një emergjencë për të qeverisur bashkë për pak kohë sat ë dalim nga kriza”, tha Goxhaj në Fax News