Ambasada e SHBA njofton ndihmat që i ka dhënë Shqipërisë për të përballuar pandeminë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njofton përmes një postimi në rrjetet sociale se Shqipëria është ndihmuar me 2 miliardë nga një total prej 4 miliardë dollarësh të planifikuar – për Angazhimin e Tregut të Përparuar COVAX, për të siguruar që Shqipëria dhe vendet e tjera të marrin vaksinat e COVID-19.
Në po të njëjtin postim të faqes së Ambasadës në Facebook shkruhet se SHBA kanë punuar ngushtë me aktorët shqiptar për të përforcuar përgjigjen ndaj Covid – 19.
Këtë vit, Shtetet e Bashkuara njoftuan 2 miliardë dollarë fillestarë – nga një total prej 4 miliardë dollarësh të planifikuar – për Angazhimin e Tregut të Përparuar COVAX, për të siguruar që Shqipëria dhe vendet e tjera të marrin vaksinat e COVID-19.
Ky kontribut i bën Shtetet e Bashkuara kontribuesin e vetëm më të madh në përgjigjen ndërkombëtare ndaj COVID-19. Kontributet e SHBA për COVAX, përmes Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), do të mbështesin blerjen dhe shpërndarjen e vaksinave COVID-19 të sigurta dhe efikase për popullatat më të prekshme dhe në rrezik në botë, në 92 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Kjo mbështetje është thelbësore për kontrollin e pandemisë, ngadalësimin e shfaqjes së varianteve të reja dhe ndihmën për të rifilluar ekonominë globale. Siç tha Sekretari Blinken, “Në qoftë se dhe derisa të gjithë në botë të jenë të vaksinuar, atëherë askush nuk është vërtetë i sigurtë”.
Shtetet e Bashkuara kanë punuar ngushtë me aktorët shqiptarë përgjatë kohëzgjatjes së pandemisë, për të forcuar përgjigjen ndaj COVID-19.
Deri tani, ndihma totale për COVID-19 e qeverisë së Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë ka arritur në më shumë se 2 milion dollarë, duke përfshirë ndihmën në ndërtimin e kapaciteteve dhe forcimin e infrastrukturës, dhurimin e kompleteve për testimin COVID, pajisjeve shumë të nevojshme për kontroll dhe parandalim, sigurimin e transportit për ekipet e gjurmimit, dhurimin e pajisjeve mbrojtëse personale për Policinë Kufitare, shpërndarjen e ventilatorëve të prodhuar në Amerikë dhe shumë më tepër.
Për më shumë informacion mbi veprimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shëndetin botëror nëpërmjet mbështetjes së COVAX