“Auuu, ke mami, ke mami”/ Del video nga shpërthimi që terrorizoi Tiranën

Një ndërtesë e shembur në zonën e Astirit në kryeqytet ka shkaktuar panik dhe frikë te qytetarët. Në pamjet e publikuara nga “JOQ” shihet qartë sa i fuqishëm ishte shpërthimi dhe tmerri i përjetuar nga banorët.

Këta të fundit kanë deklaruar se Policia e Shtetit dhe Ushtria nuk i kishin lajmëruar për këtë gjë. Raportohet se fillimisht i kishin vënë tritol ndërtesës së piketuar për t’u shembur, por ajo nuk ishte rrëzuar me herën e parë. Ndërkohë nga shpërthimi i fortë pasojat janë ndjerë deri në banesat përreth, pasi janë dëmtuar muret dhe janë thyer xhamat e shtëpive si dhe është përhapur panik dhe frikë te banorët.

Në videon e mëposhtme dëgjohet se si një fëmijë ulërin i frikësuar, ndërsa e ëma përpiqet që ta qetësojë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT