Baba Mondi uron Sulltan Novruzin: Pandemia nuk na pengoi të jemi me shpirt të bashkuar

Sot besimtarët bektashinj kremtojnë festën e Sulltan Novruzit.

Si çdo vit tjetër Kryegjyshi Dede Edmond Brahimaj ka përcjellë mesazhin e tij nga Kryegjyshata Botërore.

Në fjalën e tij gjatë ceremonisë përkujtimore e Imam Aliut, Baba Mondi u shpreh se pandemia nuk i ka penguar besimtarët që të jenë të bashkuar me shpirt.

“T’i afrohemi mirësive dhe begative, duke bashkuar fatet tona njerëzore për fatin e kombit. Dita e sotme do të mbetet e shënuar në historinë botërore. Selia jonë e Shenjtë ju ka bërë ballë dallgëve të kohës. Kemi lënë pas krahëve një histori rrëqethëse. Me gjithë dëshirën tonë, sot nuk mund të bashkohemi, për shkak se pandemia na ka kufizuar çdo ditë e më shumë. Por kjo situatë nuk na ka penguar të jemi shpirtërisht pranë njëri-tjetrit. Do i kalojmë këto ditë të vështirë për t’u bashkuar. Zoti na bekoftë të gjithëve. Amin!”, tha Baba Mondi.

Besimtarët bektashinjë festojnë sot Ditën e Sulltan Novruzit. Kjo ditë përkon me lindjen e Imam Aliut në Qabe dhe simbolizon po ashtu lindjen e shpresës dhe rigjallërimin e natyrës. Me këtë rast besimtarët shprehin urimet më të mira për njëri-tjetrin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT