Babain në gjendje kritike për jetën nga Covid, Gent Cakaj apel për ndihmë urgjente për gjak

Ish-zv/ministri i Jashtëm i Shqipërisë, që dikur mbante edhe rolin e kryediplomatit Gent Cakaj kërkon plazmën e gjakut për babanë e tij që u infektua me koronavirus.

Ish-kryediplomati shqiptar, Gent Cakaj ka kërkuar sot plazmën e gjakut për babanë e tij, Shkëlzen Cakaj dhe për këtë apelon për ndihmë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Ai tha se gjaku duhet të përmbajë deri në 50 antitrupa.

Në këtë mesazh, Cakaj vë në dispozicion dhe numrin e telefonit. Dhjetëra e qindra mesazhe janë lëshuar në faqene tij në Facebook. Ndërsa një mesazh ministrja Elisa Spiropali shkruan “Kurajo! Shërim sa më të shpejtë babait ”

Postimi i plotë

Të nderuar miq, I shtrenguar nga beteja me COVID-19, detyrohem të ju kërkojë ndihmë personale për të siguruar me urgjencë plazmë të gjakut për grupin A pozitiv, për babain tim, Shkelzen Cakaj.

Gjaku duhet të përmban mbi 50 antitrupa! Ndihmuesit e mundshëm duhet të lajmërohen sa më parë në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në QKUK, në emër të babait tim, Shkelzen Cakaj.

Po ashtu, të gjithë ata që kanë mundësi mund të na kontaktojnë drejtëpërdrejtë edhe në këtë numër telefoni: +38345101998! Ju falemnderoj përultësisht dhe Zoti ju bekoftë! Sinqerisht, Genti!

Babain në gjendje kritike për jetën nga Covid, Gent Cakaj apel

Back to top button
LAJMET E FUNDIT