Basha bën akuza të forta: Në restorantin privat në Kryeministri, një herë në 2-3 ditë, shkojnë krerët e bandave

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë akuza të forta ditën e sotme, ndërsa tha se në restorantin privat në kryeministri, një herë në 2 apo 3 ditë, shkojnë krerët e bandave.
Ai tha se po promovohen kriminelët e trafikantët, ndërsa shtoi se vendi ka nevojë për një kryeministër që prioritet ka ndarjen e politikës nga krimi.
“Po promovove kriminelët, trafikantët, po drekove e darkove me ta në Kryeministri, nëse kryeministri jep këtë model, çfarë pret nga specialistët? E di unë, e dini ju, e dinë mediat, restoranti privat në Kryeministri, një herë në 2 apo 3 ditë ka krerët e bandave të Shqipërisë, darkojnë me paratë tuaja në restorantin privat të Kryeministrisë. Shqipëria ka nevojë për një kryeministër në lartësinë e pritshmërive tuaja. Një kryeministër që prioritet ka ndarjen e politikës nga krimi. me mua km garantoj se modeli do jetë ai i promovimit të specialistëve, sipas meritës. Për këtë do kemi ndihmën partnerëve tanë”, u shpreh Basha.