Basha flet si kryeministër: Misioni im madhor, futja e Shqipërisë në BE

Partia Demokratike ka çelur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 25 prillit.
Lulzim Basha, në fjalën e tij në çeljen e fushatës, deklaroi se misioni i tij madhor kur të zgjidhet kryeministër është futja e Shqipërisë në BE.
Basha, tha se vendi ka nevojë për të ecur përpara dhe se kanë mbetur edhe 31 ditë nga ndryshimi i madh.
“Nesër do të jetë ndryshhe. Dita e dinjitetit dhe mirënjohjes për ju po afron. Për të gjitha këto, Shqipëria i ka mundësitë dhe ne do ti vëmë në shërbimin tuaj.
Miqtë e mi, të rinj dhe të reja, studentë, lulja e kombit tonë, energjia dhe forca e këtij vendi, bijë dhe bija, mbushini zemrat me shpresë, bashkohuni me ne për të ndryshuar këtë vend.
Rini shqiptare, çdo gjë e mirë që i ka ndodhur këtij vendi, mban vulën tuaj. Këtë herë vendi ka nevojë për ju. Për tetë vitet e fundit, Shqipëria i është larguar BE për shkak të kryeministrit dhe qeverisë në ikje. Jetët tona do të jenë shumë më të mira në çdo drejtim, kur Shqipëria të bëhet pjesë e BE. Unë e di si arrihet kjo. Sot Shqipëria është falë nesh në NATO.
Ne caktuam një pikësynim, punuam fort dhe ia dolëm. Sot vij para jush për të shpallur një tjetër synim, një detyrë, mision, kur të më zgjidhni kryeministër detyra e parë madhore është futja e Shqipërinë në BE.
Të nisim rrugëtimin e pandalshëm deri në anëtarësimin e plotë në familjen evropiane”, tha Basha.