Basha i del në krah Metës, shkon në zyrat e FRD e gris urdhrin e Bashkisë: I them ‘bishës së plagosur’…

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, shkoi në zyrat e FRD pas incidentit të ndodhur, pasi Policia Bashkiake i kërkoi boshatisjen e ambienteve.
Ndërsa grisi urdhrin Bashkisë për lirimin e ambienteve, Basha tha se “humbësi bëhet i rrezikshëm në ditët e fundit”.
Ndërsa iu referua kryeministrit Edi Rama si “bisha e plagosur”, Basha tha se ai nuk do të mund ta trembi popullin dhe opozitën.
“Humbësi bëhet i rrezikshëm ditët e fundit, që populli i thotë “ruaji bishës së plagosur”. I them bishës së plagosur që nuk ke shans ta trembësh e frikësosh popullin që ka vendosur të të largojë më 25 prill. Nuk ke shans që ta trembësh opozitën, 25 prilli është ditë ndryshimi, këtë e dini ju, e dimë ne dhe e di edhe faktori ndërkombëtar e fare mirë dhe Edi Rama. Ngjarja e sotme tregon se ai ka humbur mendjen, ka dal nga fiqiri prej panikut të humbjes. Shqiptarët e kanë vuajtur dhunën e këtij shteti mbi 30 mijë qytetarë të nxjerrë nga shtëpitë pasi nuk paguanin dot energjinë. Dhuna e Edi Ramës dhe shtetit ët kapur prej tij, kanë qenë e keqja”, tha Basha.