Basha i përgjigjet Ramës: Koha e tij ka marrë fund, nuk na tremb dhe nuk na ndal dot

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, po nga Elbasani i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti “manekin qesharak”.

Basha tha se koha e Ramës “ka marr fund” dhe se ai nuk e tremb e as nuk e ndal dot opozitën.

Basha tha se, sipas tij, dita e ndryshimit po vjen dhe se më 25 prill “Shqipëria do t’i kthehet shqiptarëve”.

Ai i bëri thirrje Ramës që të heqë dorë “nga shoqërimi me kriminelë”, duke shtuar se kudo që kryeministri të shkojë, do shohë fuqinë e popullit.

“Koha e Edi Ramës ka marrë fund, është për të ardhur keq që ai provoko qytetin e Elbasanit. As nuk do të na trembë e as nuk do të ndalë dot, ne jemi të vendosur për të sjell ndryshimin që shqiptarët mezor e presin. Më 25 prill qyteti do t’i kthehet qytetarëve, Shqipëria do t’u kthehet shqiptarëve. Kudo që të shkosh Edi Rama do marrësh të njëjtën përgjigje, do shohësh fuqinë e qytetarëve, hiq dorë nga shoqërimi me kriminelët me të cilët ke ardhur në pushtet dhe ke qeverisur”, tha Basha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT