Basha kujton çeljen e fushatës dhe jep mesazhin e rëndësishëm për qytetarët

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka nisur ditën duke kujtuar çeljen e fushatës së PD-së për zgjedhjet elektorale të 25 Prillit.

Basha ka shpërndarë disa pamje nga takimi i djeshëm, ku shumë qytetarë u mblodhën në sheshin “Nënë Tereza” për ta mbështetur. Kreu i PD e ka cilësuar si një mbrëmje të mrekullueshme, ndërsa shkruan se së bashku më qytetarët do të fitojnë.

“Së bashku për ndryshim. Shqipëria fiton! Ishte një mbrëmje e mrekullueshme! Me ndihmën tuaj ne do të sjellim ndryshimin për të gjithë shqiptarët dhe do të fitojmë. Së bashku për ndryshim. Shqipëria fiton!”- shkruan Basha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT