Basha me ‘video-selfie’ nga maja e Rozafës: Këtë qytet e ka bekuar Zoti, ja çfarë do ti bëj Shkodrës pas 25 prillit

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është ndalur sot në Shkodër, ku ka takuar qindra të rinj dhe të reja në kuadër të para-fushatës zgjedhore.

Nga maja e kalasë së Rozafës Basha me një video selfie ka “promovuar” qytetin verior duke thënë se është i bekuar nga zoti, por i kapur nga një grusht njerëzish që punojnë vetëm për vete.

Ai u shpreh i bindur se pas 25 prillit Shkodra do të jetë motorr turizmi për të gjithë Shqipërinë.

Basha: Ju përshëndes nga perla e Shkodrës, nga kalaja e Rozafës. Ky momument i lashtësisë, kulturës dhe historisë së popullit shqiptar.  Vetëm pak milje nga Velipoja dhe plazhet e saj të mrekullueshme. Shkodra e punës, e mendjes, e zejtarisë dhe e artit. Kjo kështjellë e moçme, që është nëna e legjendave të kombit tonë, është një dëshmi e forcës tonë si komb. Por për fat të keq në këtë qytet ku jam mikpritur sot si në shtëpinë time, aty poshtë ndodhen mijëra familje në varfëri ekstreme. Janë shumë intelektualë që vlerat e tyre nuk çmohen, por nëpërkëmben. Jam e rrethuar nga rinia shkodrane dhe ekipi ynë fitues dhe dua t’ju them gjithë shqiptarëve që jemi në një vend të bekuar. Duhet vetëm përkushtim dhe vullnet që t’i japim fund ngecjes në moçalin e 8 viteve. Do ta bëjmë Shkodrën një motorr të turizmit për të gjithë. Pas 25 prillit Shkodra do t’i prijë ndryshimit të madh. As Shkodra dhe as Shqipëria nuk mund të mbeten peng i një grushti njerëzish që e kanë kthyer vendin në një çiflig të vetin. Ne jemi kockë e fortë, shoqëri e fortë, komb i fortë dhe së bashku do të fitojmë në 25 prill.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT