Basha takon Albin Kurtin: Biseduam për sfidat që ka përpara Shqipëria dhe Kosova, e sigurova se…

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, priti sot në një takim kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, i cili doli fitues në zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë.

Basha bën me dije se në takimin me Kurtin u bisedua për sfidat që ka përpara Shqipëria dhe Kosova.

“E garantova se nesër si kryeministër i Shqipërisë do të bëj gjithçka për të rritur dhe forcuar bashkëpunimin me Kosovën në funksion të zhvillimit ekonomik, punësimit, njohjes së saj nga vende qe ende se kanë bërë si dhe anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare”, thotë mes të tjerash Basha.

Postimi:

Prita sot me kënaqësi liderin e Lëvizjes Vetëvendosjes, kryeministrin në ardhje të Kosovës Albin Kurti. E urova për fitoren e zgjedhjeve parlamentare, dhe modelin që Kosova i dha Shqipërisë dhe gjithë rajonit për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve edhe pse në kushte pandemie.

Biseduam për sfidat që ka përpara Shqipëria dhe Kosova. Nënvizova gjatë takimit me zotin Kurti nevojën jetike që ka Shqipëria për ndryshim në zgjedhjet e 25 Prill dhe e garantova se nesër si kryeministër i Shqipërisë do të bëj gjithçka për të rritur dhe forcuar bashkëpunimin me Kosovën në funksion të zhvillimit ekonomik, punësimit, njohjes së saj nga vende qe ende se kanë bërë si dhe antarësimit në institucionet ndërkombëtare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT