BE, 651 mijë vaksina Pfizer për Ballkanin! Ursula von der Leyen reagon pas telefonatës me Ramën

Bashkimi Europian do të ofrojë 651 mijë vaksina anti-Covid për vendet e Ballkanit Perëndimor. Pas bisedës telefonike të zhvilluar me kryeministrin Rama ka reaguar edhe presidentja e KE, Ursula von der Layen.
Ursula von der Leyen ka zbuluar përmes një postimi në twitter, se vaksinat që do t’i jepen rajonit tonë do të shpërbejnë për vaksinimin e punonjësve shëndetësor dhe qytetarëve në nevojë.
“Ne jemi pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor. Diskutova me Edi Ramën për shpërndarjen e vaksinave në Shqipëri, financuar nga Komisioni Europian për të vaksinuar sa më shpejt punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit në nevojë. Së bashku do të kapërcejmë pandeminë”, shkruan von der Layen.
Deri tani Shqipëria ka marrë vaksina nga “Pfizer”, “AstraZeneca”, por edhe ruse e kineze në ditët e fundit. Dy ditë më parë, Shqipëria mori 192 mijë vaksina kineze Sinovac përmes Turqisë. /Gazeta SHQIP
Ne jemi pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor.
Diskutova me @ediramaal ??për shpërndarjen e vaksinave në Shqipëri, financuar nga @EU_Commission ??për të vaksinuar sa më shpejt punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit në nevojë.
Së bashku do të kapërcejmë pandeminë— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) March 27, 2021