“BE jep 651 mijë vaksina…”, Rama zbulon telefonatën me Ursula von der Leyen: Më në fund

651 mijë vaksina Pfizer pritët të vijnë në Rajon nga Bashkimi Evropian. Lajmi i mirë u dha nga kryeministri Edi Rama, pasi zhvilloi një bisedë telefonike nga Kruja me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Vaksinat do të ndahen mes vendeve të rajonit, ku Shqipëria do marrë pjesën e saj.

“LAJM I MIRË në telefonatën me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen: Së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga Bashkimi Europian
Më në fund”, shkruan Rama.

Deri tani Shqipëria ka marrë vaksina nga “Pfizer”, “AstraZeneca”, por edhe ruse e kineze në ditët e fundit.

Pak ditë më parë Shqipëria siguroi 192 mijë vaksina kineze, me të cilat pritet të nisë vaksinimi masiv, ndërsa erdhen dhuratë 10 mijë vaksina ruse.

Krahas vaksinave, Kryeministri njoftoi se në Shqipëri do të hapet edhe fabrika kineze që prodhon vaksinën Sinovac dhe vaksina e medikamente të tjera. Deri më tani në vendin tonë janë vaksinuar afro 57 mijë qytetarë./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT