BERISHA krah METËS: Presidenti në mbrojtje të kushtetutës! Provokacioni puçist

Ish-kryeministri Sali Berisha del në mbrojtje të presidentit Ilir Meta, pas përplasjes së këtij të fundit me policinë bashkiake gjatë incidentit për lirimin e zyrave të FRD-së.

Berisha thotë se Meta ishte në mbrojtje të Kushtetutës, ndërsa ngjarjen e quan si një veprim puçist të kryeministrit Edi Rama, termë që këto dy ditët e fundit e ka përdorur shpesh edhe presidenti Meta për të akuzuar Ramën.

Reagimi i Berishës:

Veprime puçiste terroriste të Edvin Drogës!

Urdhëron pushtimin e zyrave të FRD pas nënshkrimit të marrveshjes me PD!

Presidenti në mbrojte të kushtetutës!

Dënoj me ashpërsine më të madhe provokacionin puçist, terrorist të Edvin Drogës ndaj koalicionit opozitar. sb

Back to top button
LAJMET E FUNDIT