Beteja e frikshme me flakët e zjarrfikësve brenda magazinës ku ka mbetur 33-vjeçari (Video)

Dalin pamjet brenda magazinës së qendrës tregtare në Tiranë, ku zjarrfikësit luftuan me flakët prej gati dy ditëve.

Në videon e siguruar nga “Gazeta Shqip” shihet zjarri i përmasave të mëdha, teksa zjarrfikësit përpiqen që ta shuajnë.

Ajo që e bën më tragjike ngjarjen është fakti se brenda ndërtesës ka mbetur 33-vjeçari Arjan Sala, punonjës i sigurisë. i riu arriti të shpëtonte shtatë persona kur ra zjarri në magazinën e qendrës tregtare, por vetë mbeti brenda.

Familjarët e punonjësit të sigurisë, në lot e dhimbje kërkojnë nga shteti të shpejtohet me kërkimet për gjetjen e tij, i cili është i martuar dhe ka një fëmijë të vogël.

Tymi dhe gazrat vazhdojnë të përhapen edhe sot, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e forcave të specializuara, për shkak edhe të asfiksisë së mundshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT