Bien infeksionet, por rritet frikshëm numri i të intubuarve. Si paraqitet situata në spitale dhe shifrat e vaksinimeve

17 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit, ndërsa janë konfirmar 475 raste të reja.
Por ndërsa ka një rënie të ndjeshme të infeksioneve, duket se ka një rritje të frikshme të numrit të të intubuarve krahasur me dje. Nga 9 të intubuar që kishim dje, sot ministria raportoi për 17 të intubuar.
Numri i shtrimeve në spital ka rënë me rreth 40 pacientë.
“Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 445 pacientë, 31 në terapi intensive, nga të cilët 17 pacientë janë të intubuar.”, bën me dije ministria
Vaksinimet
Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 2666 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 30,031 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.
Të shëruar
Lajmi i mirë është se numri i të shëruarve është më i madh se numri i të infektuarve ditorë.
Konkretisht, në 24 orët e fundit janë shëruar 749 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 81,810 që nga fillimi i epidemisë.
Apeli
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital. /Gazeta SHQIP