Çështja e detit/ Bushati: Nevojitet një proces maturimi, Shqipëria dhe Greqia duhet të bien dakort…

Ish Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili ka patur edhe përplasje të shumta me kryeministrin Edi Rama për kufirin e Kosovës dhe çështjen e delimitimit të detit për zonën ekskluzive ekonomike mes Shqipërisë dhe Greqisë, ka folur për këtë të fundit gjatë një interviste në A Show.

Sipas Bushatit, Shqipëria dhe Greqia duhet të bien dakord se për çfarë konkretisht do të shkojnë në Hagë.

“Nuk ka nogociata që bëhen me prozhektor ndezur. Është inters i Shqipërisë dhe Greqisë për ta mbyllur procesin e ndarjes së detit. Për të shkuar në Hagë nevojitet një proces maturimi. Duhet të jemi serioz dhe në momentin që të ballafaqohemi në Hagë Shqipëria dhe Greqia duhet të bien dakort se çfarë çështjes do të shkojnë në Hagë.” u shpreh Bushati

Back to top button
LAJMET E FUNDIT