COVID/ Drejtoresha e Pediatrisë: 3500 fëmijë të infektuar, ndihmë spitalore kërkuan…

Drejtoresha e Pediatrisë, Gjerogjina Kuli tha se që nga fillimi i epidemisë, në vend janë regjistruar 3500 fëmijë të infektuar me koronavrius.
Në konferencën për shtyp të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Kuli tha se vetëm 5% fëmijëve të infektuar kanë kërkuar ndihmë spitalore, ndërsa shtoi se numri i fataliteteve mbetet një, i raportuar që në fillim të epidemisë.
“Aktualisht t regjistruar kemi 3500 raste pediatrie pozitive prej të cilëve vetëm 5% kanë kërkuar ndihmë spitalore që kanë paraqitur komplikacione. Kemi kapacitete të lira dhe kemi të gatshëm skenarë në vazhdimësi për të ndihmuar në rast të kërkesës së shtuar për hospitalizim. Fatmirësisht numri i fataliteteve mbetet vetëm një rast që kemi raportuar në fillim të pandemisë”, tha ajo.