“Darka e gabuar e Nusret”, udhëzimi i qartë i EDI RAMËS: Jo më dreka – darka e fundjava qejfi jashtë zonave të gjithsecilit

Të gjithë të zgjedhurit e Partisë Socialiste kanë hyrë në sitë. Siç duket, që pas darkës te Nusret që shkaktoi jo pak debat nëpër rrjetet sociale, ku zyrtarë të lartë u fotografuan në tavolinë duke ngrënë në lokalin e shtrenjtë, kryetari I PS ka dhënë udhëzime të qarta.
Jo më dreka e darka nëpër restorante; fundjavat, cdo zyrtar I PS, administratës, apo në qeverisjen vendore, do ti kalojë në zonën e vet dhe jo nëpër udhëtime me familjarët për qef. Të gjithë në punë dhe në takime me elektoratin, shkruan newsbomb.al.
Në rrjetet sociale nuk mund të publikohen më dreka e darka me familjarë apo miq, ndërsa edhe takimet duhet të jenë vec biseda dhe takime të thjeshta.
Dy muaj para zgjedhjeve, imazhi i zyrtarëve duhet të ndryshojë, sa më thjeshtë të jetë e mundur, në takime “gju më gju” me popullin.
Dhe udhëzimi duket se është zbatuar. Prej kohësh, vetë deputetët apo të zgjedhur të niveleve të ndryshme, nuk reklamojnë më festa, ditëlindje, apo darka e dreka familjare.