Debatet për gjuhën turke në shkollat shqiptare, eksperti i arsimit ngre ALARMIN: Thuhet është me zgjedhje, por mund të bëhet e detyruar

Projekti pilot për futjen e gjuhës turke në shkollat shqiptare si lëndë me zgjedhe ka ngjallur reagime të forta. Opinioni publik shqiptar ka reaguar fort, pasi pretendon se mund të preket edhe lënda e historisë.

Eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti, ishte sot i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku tregoi se ishte kundër kësaj marrëveshje.

“Marrëveshja në pikën 3, thuhet se merremi vesh se dy palët kanë një riprocitet. Por ata nuk e pranojnë gjuhën shqipe. Kjo është një çështje që e vitit 2007, ku u kërkua një modul në gjuhën shqipe për shqiptarët që jetojnë në Turqi, që nuk janë të pakët. Dhe ish-ministri turk në atë kohë thoshte se duhej anglishtja”, u shpreh Mehmeti.

Eksperti i arsimit vijoi duke thënë se kemi një program të gjuhës turke në universitet, që sa vjen e bie. Mehmeti shtoi që nëse ti do që të bësh një marrëveshje të tillë teksa pretendojmë që të hyjmë në Evropë, ti duhet të na thuash arsyen madhore.

“Kjo marrëveshje nuk ka një qëllim. E ka hedhur Rama në diskutim, që ne të heqim vëmendjen nga gjërat më të rëndësishme që ka arsimi”, tha ia.

Mehmeti shtoi po nëse vjen një gjeneral grek, ne duhet të mësojmë gjuhën greke? “Po erdhi një gjeneral nga një vend tjetër, çfarë do bëjmë, të mësojmë të gjitha gjuhët?”, tha eksperti i arsimit.

Mehmeti shtoi më pas se tani është lëndë me zgjedhje, por më pas mund të bëhet edhe e detyruar.

“Është lëndë me zgjedhje. Ti mund ta bësh edhe në formatin dy orë në javë. Nga zgjedhja e lirë mund të bëhet edhe e detyruar. Vjen e të thotë gjuhën e parë ke anglezen dhe gjuhë të dytë do të marrësh turqishten”, tha eksperti i arsimit.

Debatet për gjuhën turke në shkollat shqiptare, eksperti i

Back to top button
LAJMET E FUNDIT