Denoncimi me VIDEO i gazetares: Është ora 21.00, rrugët e Tiranës janë plot! Ora policore zbatohet mrekullisht

Gazetarja Rezarta Delisula publikon një video të regjistruar mbrëmjen e djeshme nga vetë ajo dhe denoncon mosrespektimin e orës policore.
Duke qenë se rrugët në Unazën e Tiranës janë plot, afro 1.30 minuta pas orës policore, Delisula ironizon duke thënë se ora policore zbatohet mrekullisht.
“Ora shënon 09.20 minuta (21.20) dhe këtu jemi në Unazën e Tiranës. Duket që ora policore zbatohet mrekullisht mirë nga të gjithë shoferët dhe qytetarët e Tiranës”, thotë gazetarja dhe ndan videon e mëposhtme.