Deputetja kërcënohet në “serbisht dhe shqip”, Duda Balje publikon mesazhet: Kujdes votimin e radhës…

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, është kërcënuar nga persona të panjohur.
Deputetja nga radhët e komunitetit boshnjak thotë se i është pohuar që të “ketë kujdes për votimin e radhës në Kuvendin e Kosovës”.
Kujtojmë se votimi i radhës që pritet në Kosovë, është për presidentin e ri, ndërsa qeveria Kurti është zyrtarisht në detyrë.
“Dëshiroj të ju informoi që sot pasdite kam marrë tri telefonata anonime ( dy në gjuhën sërbe dhe një në gjuhën shqipe) ku nga persona të panjohur jam kërcnuar paturpësisht dhe duke më pohuar ” kujdes për votimin e radhës në kuvendin e Kosovës”!
Unë e kuptoj që dikuj ja kam prish planet dhe ai ” dikushi” nuk po pajtohet me humbjen. Por, ju premtoj që këta njerzë të cilët fshihen pas numrave të panjohur e të cilët po përpiqen të falsifikojn dokumente me qëllim të deskriditimit tim politik, me argumente do ti zhveshi ” lakuriq” para organeve të drejtësis të Kosovës.
I premtoj popullit të Kosovës që votën time kurr askush nuk do të mund ta ndryshoj.
Jamkrenare me angazhimin tim për shtetin tim!”, shkruan ajo.