Derby Shqipëri Angli/ Edy Reja: Do kërkojmë t’i vendosim në vështirësi

Pas suksesit minimal 1-0 në transfertë, ndaj Andorrës, dhe rikthimit në Shqipëri, kuqezinjtë të drejtuar nga Edy Reja do të përballen ditën e dielë përballë Anglisë,ndeshja e dytë për kualifikueset e Botërorit Katar 2022. Vetëm një ditë para ndeshjes, trajneri i përfaqësueses Edy Reja dhe portieri Etrit Berisha folën në lidhje me kundërshtarin.
“Anglia është një kundërshtar shumë i fortë dhe ka një organikë me shumë kampionë. Pjesa më e madhe e futbollistëve të Anglisë kanë treguar cilësi të rëndësishme që mund të bëhen lojtarë të mëdhenj”.
Duhet përqëndrim, maturim, duhet të ketë edhe aspekte taktikë, nuk të japin referime sepse edhe anësorët marrin pjesë në sulm. Më shumë se motivimi, duhet përdorur mendja, nuk duhet t’i japim hapësirë dhe duhet ta përgatisim në mënyrën më të mirë dhe jo vetëm në aspektin difensiv, por do të kërkojmë edhe t’i vendosim në vështirësi”. Përfundoi tekniku Italian.