“Ditë historike”/ Kryemadhi optimiste: Bashkë me PD do mundim Ramën, vendosëm interesin e qytetarëve të parin

Pas firmosjes së marrëveshjes së koalicionit për zgjedhjet e 25 prillit me PD-në, Monika Kryemadhi e ka quajtur ditën e sotme si historike.

Kryemadhi tha se ndryshimi i pushtetit do të vijë, për një të ardhme më të mirë. Kryetarja e LSI u shpreh se dy partitë do të jenë bashkë si një aleancë kundër dështimeve të qeverisë Rama.

“Bashkimi dhe konsolidimi do të jetë i domosdoshëm për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve. LSI dhe PD janë bërë bashkë si një aleancë kundër dështimeve të qeverisë Rama. Parteriteti ynë dërgon një sinjal të fortë për të gjithë shqiptarët se ndryshimi po vjen. E di se do të ketë shumë prej atyre që LSI është një parti që rritet nga elektorati i së majtës, por një parti si ne dhe PD një parti e djathtë dua të adresoj se së pari në si LSI dhe PD do të vijojmë të jemi dy intenitete me idetë e tyre. Zotohemi se do të gjejmë gjuhën e përbashkët të bashkëpunimit. Së dyti jemi absolutisht të unifikuar me besimin se vendi sot është më keq. Duhet të bëjmë më shumë për të lëvizur Shqipërinë dhe shqiptarët atje ku duhet të jenë. Ne duhet të ndalojmë dëshirën e shqiptarëve për të emigruar nga Shqipëria. Partneritet ynë do ti lejoj LSI që të ndjekë agjendën e saj politike.

Do të punojmë krah për krah të gjithë së bashku në çdo qytet, qark, në çdo rrugicë. Ne jemi të përgatitur të fokusojmë të gjithë vëmendjen në rimëkëmbjen e ekonomisë sonë. Dua t’ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohemi dhe të shkojmë drejt kutive të votimit. Referendumi i 25 prillit është mision kombëtar.  Bashkimi i LSI me PD dhe aleatët është një sinjal i fortë”, tha Kryemadhi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT