“Do prekin fletën, janë rrezik”/ Të infektuarit me covid nuk do të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se të gjithë personat e infektuar me covid, që janë të karantinuar në shtëpi apo po trajtohen në spital, nuk do të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

“E ka përcaktuar Kodi Zgjedhor. Nëse do të votosh do të duhet të paraqitesh në qendrën e votimit, nuk e kemi sistemin për dërgimin e kutive në shtëpi. Si për rastin e burgjeve dhe spitaleve, Kodi përcakton ngritjen e qendrave të posaçme, por në rastin e situatës së COVID problemi nuk është kaq i thjeshtë, pasi kemi të bëjmë me një virus infektues dhe në cdo rrethanë, unë nuk jam ekspert…”, ka deklaruar Celibashi në Abcnews.

Por si e komenton Celibashi, votimin nga të infektuarit në Kosovë?

“Ata e kanë zgjidhur sepse e kanë zgjidhjen në ligj, që mund t’ja çosh kutinë dikujt që është i pamundur, nuk e di nëse e kanë aplikuar edhe për ata me COVID-19. Ai që është infektuar do të prekë fletën e votimit që do të merret nga komisioneri.

Numri është sinjifikativ, por janë disa gjëra që duhet t’i vendosim në balancë. Ata të cilët që janë të detyruar të karantinohen nuk duhet të dalin nga banesa, pasi ndryshe do të jenë në shkelje të ligjit, ata përbëjnë rrezik”.

Aktualisht në Shqipëri janë 33946 qytetarë shqiptarë me COVID-19, çka do të thotë se nesë zgjedhjet do të mbaheshin tani, ata nuk do të votonin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT