“Do të kemi një politikë agresive”- Rama prezanton tre emigrantët, kandidatë për deputetë

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot tre emigrantët që do të jenë kanidiatë për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa tha se “do të kemi një politikë agresive”.
I pari që u prezantua nga Rama është Lavdrim Krashi, nga Dibra, i cili ka jetuar për shumë vite në Londër. Gjatë prezantimit të tij, Krashi u shpreh se punon në Bashkinë e Londrës, ndërsa tha se frymëzim për të është Nënë Tereza.
“Jam lindur rritur arsimuar në Dibër. Punoj në bashkinë e Londrës dhe jam drejtues i planifikimit urban dhe i strehimit. Londra ka një plagë të rëndë që është mungesa e strehimit. Nga inxhinier kimist për tu bërë shërbëtor publik ka lidhje me Nënë Terezën e madhe, kur mori çmimin Nobel. Në takimin e saj të parë me Eduard, ajo iu lut kryeministrit dhe i tha mund të dal nga protokolli dhe i tha bëj diçka për të pastrehët, sepse një natë më parë ajo kishte numëruar shumë të pastrehë në atë qytet.
Pas kësaj qeveria mori masa të menjëhershme dhe quhet ligji i strehimit dhe thuhet se ky ligj është inspiruar nga nënë Tereza. Që të jem i sinqertë me Ramën e kam parë me skepticizëm kur thoshte do ta ndërtojmë rrugën e Arbrit e tani që është bërë gjysma e shoh me kënaqësi. Dibranët nuk është se janë mosbesues por janë dhe dyshues, fakti që rruga po merr formë ditë për ditë dhe brenda vitit shpresojmë të mbyllet që të shkojmë për 1 orë e gjysmë në Dibër”, tha Krashi.
Kandidatja tjetër është Brisejda Gjosa, e lindur në Elbasan dhe e arsimuar në Bullgari. Ajo tha se ka punuar për kompani të ndryshme internacionale dhe se prej 10 vitesh është kthyer në Shqipëri, ku punon në sektorin privat.
“Kam lindur në Elbasan, kam një motër më të vogël, për të cilën dëshiroj të jem një model dhe një ndër arsyet e shumta për të cilat unë u ktheva në Shqipëri. Studimet e larta i kam mbaruar në Universitetin Amerikan në Bullgari. Kam punuar për kompani të ndryshme internacionale dhe pas 10 vitesh u ktheva në Shqipëri, ku kam punuar në sektorin privat”, u shpreh ajo.
Kandidatja tjetër u prezantua me emrin Bora, e lindur po ashtu në Elbasan, por që ka ikur në Angli që në moshën 17-vjeçe për studime.
“Kam lindur në Elbasan dhe ika në Angli me studime në moshën 17-vjeçe. Arrita të marr atje çdo dije të nevojshme për mua. Pas shumë vitesh punë arrita edhet promovohem, por pjesa më kryesore është që kam punuar me biznese dhe i kam njohur nga afër dhe kam kuptuar problematikat që ato kanë. Kam ide të reja dhe për këtë jam këtu”, e prezantoi ajo veten.