Do të ketë masa shtesë kundër COVID? Rakacolli: Pas analizimit të situatës vendosëm që…

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se edhe për dy javët në vijim do të vijojnë të mbeten në fuqi masat ekzistuese të marra për parandalimin e përhapjes së koronavriusit.
Në konferencën për shtyp të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Rakacolli u shpreh se situata paraqitet e qëndrueshme, ndërsa bëri apel për respektimin e masave të marra.
“U vlerësuan me hollësi indikatorët e kësaj situata. Nga analiza e tyre si konkluzion jemi në atë që situata paraqitet e qëndrueshme dhe ajo tendencë ulje vazhdon të mbetet e tillë. Kemi të vërtetuar dyshimin që kemi variantit Broitanik që ka më tepër transmetueshmëri dhe agresivitet, pro masat e vëna kanë treguar efikasitet dhe do t’i mbajmë edhe për dy javë në këtë status. Do të vazhdojë mësimi online, kjo edhe për shkak të numrit të të rinjtë të rritur, do të mbete të pezulluar fluturimet me Britaninë. Morëm në shqyrtim edhe vendimin Gjykatës Kushtetuese që të vendosnim një fat në lidhej m grumbullimet. Vendosëm që situata do të rivlerësohet sërish pas dy javësh. Nuk kemi një zbatim të dëshiruar të masave që janë vendosur”, tha ajo.