“Do të ndëshkohet kush bën politikë të pamoralshme”- Meta: Shqiptarët do tregojnë fuqinë e tyre më 25 prill

Presidenti Ilir Meta tha se do të jetë mbarëvajtja zgjedhjeve në vend, që do të përcaktojë vendimin për çeljen apo jo të negociatave me BE.
Në një konferencë për shtyp nga Fieri, Meta e konsideroi votën si fuqinë e vërtetë të çdo qytetari, ndërsa shtoi se ata do ta tregojnë këtë më 25 prill.
Sipas Metës, vetëm përmes votës mund të ndëshkohet çdo politikan që nuk ka mbajtur premtimet dhe që bën një politikë të pamoralshme.
“E gjithë Evropa pret me vëmendje mbarëvajtjen e zgjedhjeve për të marrë vendimin për çeljen e negociatave. Jam i bindur se të gjithë e kanë kuptuar rëndësinë që ka ndërgjegjësimi i çdo qytetari se vota e tij është fuqia e vërtetë dhe këtë fuqi do ta tregojnë të gjithë në 25 prill.
Ju e dinë që Presidenti ka qenë gjithmonë në anën e kushtetutës, në anën e interesit qytetar. Ka qenë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Presidenti ka vetëm një votë. Ajo është e barabartë me votën e votën e çdo qytetari.
Vetëm përmes votës hapet një perspektivë e re dhe vetëm për mes votës mund të ndëshkohet kushto që nuk ka mbajtur premtime dhe që bën një politikë të pamoralshme”, tha Meta.