DOKUMENTI/ ‘Ilir Meta shpallet fajtor’, FRD humb betejën ligjore me Bashkinë e Tiranës

Publikohet vendimi i Gjykatës Administrative të Tiranës, e cila ka pushuar çështjen e ngritur nga Fryma e Re Demokratike, që kundërshton lirimin e ambienteve në pronësi të Bashkisë së Tiranës.
Përfaqësuesit e FRD-së, kërkuan shtyrjen e seancës gjyqësore, ndërsa trupi gjykues vlerësoi se kërkesa për sigurim padie duhet marrë në shqyrtim brenda afatit ligjor. Dhe në këto kushte vendosi të rrëzojë kërkesën e FRD-së për shtyrjen e seancës.
Të gjendur përballë këtij vendimi, përfaqësuesit e FRD-së janë detyruar që të heqin dorë edhe nga kërkesa për sigurim padie. Në këto kushte, Gjykata vendosi t’i japë të drejtë Bashkisë së Tiranës dhe të vendosë pushimin e gjykimit në lidhje me kërkesën për sigurim padie të kërkuar FRD.
Pak ditë më përpara, Bashkia e Tiranë kërkoi nga FRD lirimin e ambienteve në pronësi të saj, pas përfundimit të kontratës dhe qenien në kushtet ligjore për të mos përfituar ligjërisht të drejtën për mbajtjen e këtyre zyrave.

