Dritan Leli ikën si kryebashkiak e kandidon për deputet? Emri që e zëvendëson dhe deputeti socialist që ia lë karrigen

Dritan Leli do të lërë karrigen e kryebashiakut të Vlorës për të qenë pjesë e listave të PS-së.
Një lëvizje e tillë surprizë paralajmërohet nga Neësbomb.al, e cila thekson se Vlorës do t’i ikë drejt Parlamentit edhe kryebashkiaku Dritan Leli.
Gjithashtu përflitet që pas lënies së mandatit, detyrën e kryebashkiakut do ta marrë si i komanduar Afrim Qendro, ish kreu i ARRSH-së. Ai, prej kohësh është vendosur në Vlorë për fushatën elektorale.
Qarku që drejtohet nga Damian Gjiknuri sjell të tjera surpriza. Edhe pse ka qenë aktiv gjatë ditëve të fundit, Alket Hyseni, deputeti i Sarandës nuk do ta ketë më mandatin e deputetit. Në vend të tij në Sarandë do të punojë dhe do të kandidojë ministrja aktuale e Financave Anila Denaj.
Sipas Newsbomb.al. ssgjë nuk është mbyllur akoma për të përfunduar listën e qarkut. Në Vlorë janë 12 mandate deputetësh.
Nga zgjedhjet e vitit 2017 PS arriti të marrë 8 mandate në parlament, 3 i mori Partia Demokratike dhe 1 Lëvizja Socialiste për Integrim.