Dritan Leli mban bashkinë, pse refuzoi ftesën e Ramës për të kandiduar për deputet

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli raportohet se ka refuzuar ftesën e Edi Ramës për të dhënë dorëheqjen si kryebashkiak dhe për të kandiduar për deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Sipas televizioneve informative, Leli ka refuzuar ftesën, pasi nuk i ishte ofruar një vend i sigurtë në listën e PS.
Me moskandidimin e Lelit për deputet, PD humb edhe mundësinë që do i krijohej për të garuar për bashkinë e Vlorës. /Gazeta SHQIP