E hoqët se nuk iu bind urdhrave tuaj? Rama sqaron përjashtimin e Dritan Lelit nga PS

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar përjashtimin e kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Lelit, nga Partia Socialiste ditën e sotme.

Rama i dërgoi një mesazh anëtarëve të asamblesë së PS, dega Vlorë, ku kërkoi përjashtimin e Lelit.

Kjo erdhi vetëm pak ditë pasi kryebashkiaku i Vlorës refuzoi propozimin e Ramës që të dorëhiqej nga ky post, për të qenë në listën e kandidatëve për deputetë të PS në Vlorë.

Megjithatë sot në News24, kryeministri Edi Rama ka folur vetë duke sqaruar çfarë ka ndodhur.

“S’ka ndodhur asgjë, faktikisht i kam kërkuar që ai të përfshihet në Vlorë por ka refuzuar, kaq. Nuk përbën një problem që duhet marrë minuta për publikun, dhe është një parim për çdo skuadër, që është skuadër e madhe që kush nuk është gati për t’i dhënë skuadrës, nuk është në skuadër,” tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT