E PADËGJUAR / E 29-ta në listë, pa shanse për t’u zgjedhur, nxjerr numrin e llogarisë bankare në Facebook dhe kërkon para: “Për herë të parë një si unë do ulet në Parlament, prandaj…”

Anduena Qemal Qefalia, kandidate në listën e Partisë Demokratike për Tiranën, e renditur në vendin e 29 ka nisur fushatën e saj elektorale për të grumbulluar vota por edhe fonde për ta mbështetur këtë fushatë.
Kandidatja e PD, dy ditë më parë ka publikuar në faqen e saj të facebook thirrjen së bashku me numrat e saj personalë të llogarive bankare ku kërkon që gjithkush që dëshiron të dhurojë para për fushatën e saj elektorale. Ajo shkruan se është duke garuar në zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë.
“Për herë të parë, një grua myslimane praktikante do të ulet në karrigen e ligjvënësit, në institucionin më të lartë të vendit. Që zëri ynë të dëgjohet nga çdokush që do të donte të përfaqësohej nëpërmjet kandidaturës time, është e rëndësishme të bashkojmë energjitë dhe kapacitetet tona. Prandaj më nevojitet ndihma juaj për ta përmbushur me sukses këtë mision! Për të më mundësuar këtë rrugëtim, për të ngritur/forcuar zërin tonë në parlament në dobi të komunitetit tonë, mirëpres mbështetjen tuaj në llogarinë bankare”.
Por postimi i saj, nuk është pritur mirë nga ndjekësit, të cilët nuk kanë hezituar për t’i bërë komente, ku dhe e kanë pyetur se nëse do të jetë transparente me paratë që do i kalojnë në bankë.
“Transferta kërkon dhe një adresë te përfituesit. A mund të na i dërgoni?”– shkruan njëri prej komentuesve.
“Çudi, si je praktikante kaq e devotshme mbështet një forcë politike që u tall 8 vite rresht me tempullin e shenjtë të faljes të fesë tuaj. Dhe e fundit mos e përdorë fenë për qëllime politike se që nga moment e humb totalisht funksionin shpirtëro të besimit. Le që aty të kan vënë sado të përdorësh mbiemrin fisnik që ke sdel e sdel deputet. Lëre Allahun jashtë pisllëqeve politike.”- shkruan një tjetër.
“Një pyetje kam unë. A do të jetë transparente shuma e lekëve që do hidhen në llogarinë tënde? Dhe si do të veprosh me ato lekët nëse sod zgjidhesh deputete”– komenton një ndjekës.