E zbulon Ralf Gjoni: Ja sa e ka blerë Shqipëria vaksinën e AstraZeneca

Deputeti Ralf Gjoni ka zbuluar në Kuvend se Shqipëria e ka blerë vaksinën e AstraZeneca me 24 euro, ndërsa shtetet e tjera e kanë marrë me 2 euro.
Ai tej ai është shprehur se me 20 milion euro që janë vënë në dispozicion për të blerë makineritë që do të idientifikojnë “gishtin” e shqiptarëve në zgjedhjet e 25 prillit, mund të ishin blerë 2.8 milion doza nga Jonhnson & Johnson që të ishin vaksinuar a më shumë qytetarë shqiptarë.
“Me 20 milion euro që ju doni të blini për të identifikuar gishtat e shqiptareve, për hir të kompanisë së Lulzim, mund të kishim blerë 7 milion doza të vaksinës AstraZeneca, 3 euro për dozë.
Kaq është kostoja, po marr kostën maksimale. Mund të kishikm blerë 1.6 milion doza të kompanisë Pfizer, mund të kishim blerë 2.8 milion doza nga Jonhnson & Johnson që sapo është aprovuar nga SHBA. Ndërkohë çfarë ndodh i japim 4 milion dollarë COVAX për 141 mijë doza nga AstraZeneca, kjo është çmenduri. I bie që në nëse nuk gabohem, nëse do marrim 140 mijë doza. I bie që po e blejmë dozën me 24 euro për dozë, nëse kaq është totali. Pra ju po më konfirmoni që vendet e tjera e blejnë me 2 euro ndërsa ne me 24 euro. Në treg do kishim mundur të blenim më shumë dhe t’i dhuronin dhe Kosovës,” tha Gjoni.