Edhe Suedia pezullon vaksinën AstraZeneca, gjithsej 16 shtete; shkakton mpiksje gjaku

Agjensia shëndetësore e Suedisë ka pezulluar ditën e sotme vaksinën AstraZeneca si një masë paraprake.

Autoritet e Suedisë janë shprehur se pezullimi është i përkohëshëm pasi disa persona kanë pasur mpiksje gjaku.

Ditën e djeshme Gjermania, Franca dhe Italia pezulluan vaksinën e kompanisë AstraZeneca pasi disa vende raportuan efekte anësore serioze.

Deri më tani janë 16 vende që kanë pezulluar këtë vaksinë.

Në vendin tonë vijon vaksinimi i mësuesve me AstraZeneca, ndërsa ishte kryeministri Edi Rama që i siguroi mësuesit se kjo vaksinë ishte e sigurt dhe se ishte një seri e që kishte ardhur nga Suedia.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT