“Elbasani do të jetë më problematiku”, gazetarja: Operojnë 3-4 banda që mbështesin partitë politike

Gazetarja Klodiana Lala foli për situatën e nxehtë parazgjedhore në vendin tonë, ku iu referua situatës së djeshme në Elbasan.
Ajo deklaroi se Elbasani do të jetë qarku më problematik lidhur me zgjedhjet e 25 prillit, pasi sipas saj aty operojnë 3-4 banda që mbështesin partitë politike.
“Politika jonë mesa duket është e detyruar që të bashkëpunojë me krimin. Djemtë problematikë i shërbejnë politikës majtas e djathtas. Nesër ata mund të jenë përfitues. Krimi i organzizuar ka filluar të veprojë”, u shpreh Lala.
Pyetje: Çapja dhe Xhuvani në Elbasan pranë partive?
Klodiana Lala: Elbasani do të jetë më problematiku. Kjo është e konfirmuar se aty operojnë 3-4 banda kriminale që mbështesin njërën apo tjetrën forcë politike. Kriminelët nuk njohin ngjyrë. Ardian Çapja p,sh është njkë personazh qëi ka mbijetuar disa atentateve, është përfolu për lidhjet e tij me PD, por edhe me PS sdë fundmi. Kriminelët janë më shumë të prirur t’u afohen pushtetit. Partive politike iu intereson që ti kenë të fortët pranë.