Erdogan i kërkoi të rishikonte vendimin për hapjen e ambasadës në Jeruzalem, Kurti “injoron” kërkesën e presidentit turk

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zgjedhur të mos i përgjigjet pyetjes së gazetarëve për sa i përket kërkesës së presidentit turk Erdogan për rishikimin e vendimit të hapjes së ambasadës në Jeruzalem.

Teksa ishte duke bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Suharekë, Kurti është shprehur se nuk ishte as koha dhe as vendi për të folur për këtë çështje.

“Nuk është dita dhe vendi që të flasim për çështje të politikës ditore shpresoj të na mirëkuptoni që sot jemi këtu bashkë me presidenten në ardhje në nderim të viktimave të masakrës dhe për të qenë pranë të mbijetuarve të masakrës”, u shpreh Kurti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT