Erion Braçe nxjerr ‘blof’ Lulzim Bashën: Nuk ka patentë që prej vitit 2016

Zv.kryeministri Erion Braçe, i përfshirë në morinë e sulmeve ndaj Lulzim Bashës i cili dje u shfaq duke i dhënë makinës, thotë se kreu i PD nuk ka patentë.

Braçe “kapet” në Instagram me komentuesit, dhe thotë se e para gjatësia nuk matet me sy por duhet raport mjekësor, dhe e dyta Lulzim Basha nuk ka patentë prej vitit 2016.

“Të thuash duket me sy që është i gjatë nga “të provuarit me një dokument arsyen e përjashtimit nga mbajtja e rripit” është një diferencë e madhe. Dokumenti nuk lëshohet me sy, por me një proces nga një komision mjekësor. Ky tipi nuk e ka një të tillë. E di pse? Sepse ky nuk ka patentë prej vitit 2016”, shkruan Braçe.

155165682_512839663039117_8105151155175216792_n_1.jpg

Back to top button
LAJMET E FUNDIT