Eurodeputeti i PPE: Përmbushja e plotë e 15 kushteve para konferencës ndërqeveritare, e diskutueshme

Dy eurodeputetët e PPE, David Lega dhe Michael Gahler i kanë drejtuar disa pyetje Komisionit Europian në lidhje me Shqipërinë.

Janë tre çështje të rëndësishme dhe të shumë diskutuara, si ajo për ndjekjen penale kundër zyrtarëve të lartë dhe politikanëve në Shqipëri, funksioni i gjykatave shqiptare dhe legjislacioni për lirinë e medias në Shqipëri.

Teksa informon për pyetjet që i janë drejtuar KE, David Lega, shkruan në “Twitter” se përmbushja e plotë e 15 kushteve para konferencës së parë qeveritare është e diskutueshme.

“Këshilli ka deklaruar se Shqipëria ka 15 kushte për të përmbushur para konferencës së parë qeveritare-së së saj të parë. Komisioneri përgjegjës, Z. Várhelyi, deklaroi së fundmi se të gjitha kushtet janë përmbushur. Ndërsa e mirëpres integrimin e Shqipërisë në BE, përmbushja e plotë është e diskutueshme.

Kështu së bashku me grupin e PPE dhe zëdhënësin e çështjeve të jashtme Michael Gahler, kam dërguar tre pyetje për Komisionin. Vlerësimi i kushteve kërkon sqarim. Përsërisim, është cilësia dhe përkushtimi ndaj reformave që përcaktojnë ritmin e pranimit në BE”, deklaron Lega.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT